Organizata humanitare Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) ka akuzuar liderët e Bashkimit Evropian për neglizhencë tronditëse të refugjatëve afganë, shumë prej të cilëve janë të bllokuar në kushte pothuajse “burg” në ishujt grekë.
Në vitin 2022, vetëm 271 persona që ikën nga Afganistani do të vendosen përgjithmonë në BE, që është 0.1% e 270,000 personave të identifikuar se kanë nevojë për mbrojtje të përhershme, shkruan “The Guardian”, përcjell Fol Drejt.
Raporti dënues i IRC-së pretendon se vendet anëtare të BE-së “në vazhdimësi” po dështojnë në përmbushjen e premtimeve për zhvendosje të përhershme ligjore, duke i kthyer shumë afganë që kanë arritur të arrijnë kufijtë e BE-së në një pozicion “të cenueshëm”./FolDrejt/