Etimologu i njohur kosovar, Halil Ibrahimi, reagoi në lidhje me shatërvanin tek Xhamia e Çarshisë.
Ky shatërvan u përfol pas publikimit të një shkrimi nga studiuesi Arsim Canolli në Koha.net, i cili tha se ky shatërvan po tjetërsohet pas restaurimit nga TIKA turke, përcjell Fol Drejt.
Ibrahimi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ironizoi në lidhje me këtë çështje.
“E akuzojne Turqine qe ka sjelle vec fe, ka pre e ka gri per fe, ka ndertu veq objekte fetare, e tash po na del qe Turqia e paska ndertu ne shekullin XIV nje fontane profane ngjitun me xhami. Po e imagjinoj Sulltan Bajazitin I tu e nxjerre nje verdikt kur eshte ndertu Xhamia e Carshise, qe fontana te mos perdoret per abdes sepse kjo mund t’i lendoje ndjenjat e shoqerise civile, shoqatave te arkitekteve ateiste dhe te mediave profane ne Prishtinen e vitit 1393”, u shpreh ai./FolDrejt/