Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Ish-ambasadori amerikan në Beograd pohon se dialogu mund të ketë sukses vetëm me shkëputjen e Beogradit nga Moska

3 vjet më parë
in LAJME
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun, pasi takimi mes palëve në Bruksel përfundoi pa rezultat.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha të enjten se Washingtoni, përmes zyrtarëve të lartë në terren dhe atyre në SHBA, po e ndjek me vëmendje dhe përparësi situatën.

Por ish-ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby vlerëson se dialogu ka disa probleme të mëdha, pa tejkalimin e të cilave, është vështirë të arrihet një rezultat.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, Kirby tha se një nga problemet kryesore është përqendrimi i Beogradit tek Moska.

Ai tha se mundësia më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare është nëse Brukseli iu konfirmon palëve se çmimi i madh që mund të fitojnë është anëtarësimi në BE.

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby thotë se nuk është i befasuar pse dialogu i të enjtes në Bruksel përfundoi pa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ish diplomati amerikan, që shërbeu në Beograd nga viti 2012 deri në vitin 2016, nuk beson se çështjet që nxitën tensionet kohëve të fundit janë problemet kryesore.

“Çështja e parë është, a beson Serbia se rruga drejt anëtarësimit në BE është vërtet e hapur? Kjo nuk është e qartë. E dyta, nëse kjo rrugë është e hapur, a dëshiron ende ta ndjekë atë rrugë? Ka ditë që dëgjojmë se po, duan ta ndjekin atë rrugë, por veprimet e tyre nuk e thonë këtë. Këtu duhet të shikoni marrëdhëniet që ka me Rusinë, një lidhje kjo që bien ndesh me vlerat e Bashkimit Evropian”, tha zoti Kirby duke e komentuar edhe paralajmërimin e ministrit të qeverisë aktuale teknike serbe, Aleksandar Vulin se javën tjetër do të udhëtojë drejt Moskës për vizitë.

“Zoti Vulin gjithmonë ka qenë i orientuar më shumë nga Moska se sa drejt Brukselit. Nëse ai thotë se po niset drejt një destinacioni evropian, unë mendoj që Moska është vendi ku ai kryesisht ka qëllim të shkojë. Unë mendoj se Serbia duhet të merret me atë që mendon se do të ndodhë në Ukrainë, sepse të paktën tani ajo që thuhet në Beograd është shumë e orientuar nga Moska”, thotë Kirby.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takuan të enjten në Bruksel në kuadër të dialogut mes të dy vendeve, pas rritjes së tensioneve kohëve të fundit në veri të Kosovës.

Diplomatët perëndimorë, përfshirë Uashingtonin, u aktivizuan menjëherë duke e qetësuar situatën dhe duke nxitur palët të rinisnin dialogun në Bruksel.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha të enjten se dialogu Kosovë Serbi po vëzhgohet me përparësi nga SHBA-ja.

“Janë një mori zyrtarësh të lartë që po e vëzhgojnë këtë çështje nga afër. Kemi një zyrtar të lartë që është në Bruksel, duke vëzhguar nga afër bisedimet. Ju siguroj që këto bisedime kanë vëmendjen e zyrtarëve të lartë amerikanë. Por, ka zyrtarë të lartë që edhe këtu në Uashington po e bëjnë të njëjtën. Kjo është një çështje me të cilën vetë Sekretari Blinken është angazhuar personalisht prej një kohe të gjatë. Ky është një prioritet që përfshin gjithë organizatën tonë, në terren dhe këtu në SHBA”, zoti Price.

Mirëpo zoti Price e bëri të qartë se ndonëse Uashingtoni është i përfshirë aktivisht për të ndihmuar palët, zgjidhja e problemeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit mund të bëhet vetëm përmes BE-së.

Këtë qëndrim e thotë edhe ish ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby. Një gjë shumë e mirë sipas zotit Kirby është emërimi i Christopher Hill-it si ambasador amerikan në Beograd, pasi ai e ka vëmendjen e duhur të Uashingtonit.

“Mendoj se mund të ndihmojmë veçanërisht në inkurajimin e Kosovës që të pranojë një ofertë të arsyeshme. Besoj se Chris Hill mund të jetë i dobishëm kur ka diçka për t’i ndihmuar serbët të kuptojnë se SHBA-të i qëndrojnë prapa saj. Mund të ketë edhe gjëra të tjera të nevojshme në lidhje me këtë, që ne mund të luajmë një rol të rëndësishëm. Por, në fund çmimi i madh është anëtarësimi në BE, jo anëtarësimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Kirby.

Por, momentalisht ish ambasadori Kirby nuk sheh se zgjidhja përfundimtare është e afërt dhe ai përmend disa arsye për këtë.

“Mendoj se nëse BE-ja është ende e përkushtuar, që Serbia të jetë anëtare, nëse Serbia konfirmon vendosmërinë e saj për t’u bërë anëtare, dhe Kosova është e bindur për të njëjtën gjë – gjithçka do të mund të kalojë. Megjithatë, nuk mendoj se udhëheqësit aktual të Kosovës dhe Serbisë janë të gatshëm për lëshime reciproke, përpos nëse ka ndonjë shpërblim të rëndësishëm. Nuk besoj se dy palët mund të diskutojnë dhe bien dakord për diçka. Duhet të ketë një shpërblim në fund. Shpërblimi gjithmonë kam besuar se është anëtarësimi në BE”, theksoi Kirby.

Problem tjetër sipas ambasadorit Kirby janë edhe intereset politike të vet udhëheqësve të përfshirë në dialog, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, pasi asnjëra palë nuk dëshiron të dëmtojë interesin kombëtar, por as karrierat e tyre politike.

“Pra, zgjidhja duhet të jetë edhe në interesin e Aleksandar Vuçiqit dhe interesin e Serbisë, si dhe duhet të jetë në interesin e Kosovës dhe të Albin Kurtit. Deri tani nuk e shoh që kjo po ndodh, jo menjëherë. Së pari duhet shpjeguar se cilat janë këto interesa dhe si mund të afrohen ato”, deklaroi Kirby.

Megjithatë ish ambasadori amerikan beson se ai sheh vend për optimizëm

“Unë e konsideroj Evropën jo të plotë pa Serbinë. Dhe dialogu aktual duhet të përfundojë që kjo të ndodhë. Jam optimist, por jo në kuptimin që mund të ndodhë sot apo nesër, por ndoshta në minutin e fundit. Por i gjithë dialogu nuk do të zgjidhet menjëherë”, vlerëson Kirby.

Sipas ambasadorit Kirby, para se të afrohet një zgjidhje përfundimitare me çmimin e madh, me anëtarësimin në BE, fillimisht duhet të zgjidhet në një farë mënyre rrëmuja e krijuar nga Moska në Ukrainë. BE-ja sipas zotit Kirby nuk ka kapacitet të pranojë anëtarë të rinj sidomos një vend si Serbia e cila sot është shumë më e orientuar drejt Moskës./zeriamerikes/

Tags: BeograddialoguFol DrejtIsh-ambasadori amerikanMoskashkeputje
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Njohësi i sigurisë: Ka forca të mjaftueshme të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, nuk mund të ketë përshkallëzim në Veri

Lajmi tjetër

5 “top” transferimet e lojtarëve mbi 30 vjeç, kush kryeson listën

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM