Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka thënë se sot udhëton për në Hagë, për të dëshmuar.
Ai tha se këtë po e bën përkundër vullnetit të tij.
“Sot udhëtoj për Hagë! Jam ftuar si dëshmitar në Hagë! Ndonëse viktimë e Serbisë, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, përkundër vullnetit tim, më kanë ftuar dëshmitar në Hagë! Zoti e bekoftë Kosovën martire!”, ka shkruar Dedaj në “Facebook”.