Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës nuk mund të përdoret si argument për Donetskun dhe Luhanskun e Ukrainës.
Ai tha se ndërlidhja që e ka bërë presidenti rus, Vladimir Putin, mes këtyre dy situatave nuk qëndron, sepse historia dhe zhvillimet në të dyja vendet dallojnë nga njëra-tjetra.
Peci, në një intervistë për Klan Kosovën, tha se Putin po e keqinterpreton vendimin e 2010-ës të GJND-së.
Po ashtu, ish-ambasadori pati kritika për Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, lidhur me deklaratën e tij se nuk e njeh sovranitetin e Kosovës.
Peci tha se do të ishte mirë që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës të reagojë ndaj deklaratave të Guterres.