Ish-avokati i njohur i Karolinës së Jugut, Alex Murdo, 54 vjeç, është shpallur fajtor për vrasjen e gruas dhe djalit të tij dhe do të përballet me të paktën 30 vjet burg.
Juria diskutoi për më pak se tre orë para se të dënonte Murdo për vrasjen e gruas së tij Maggie (52) dhe djalit më të vogël Paul (22) të enjten në mbrëmje në fund të një gjyqi gjashtë-javor, raportoi sot BBC.
Sipas raportimeve, Murdoch përballet me 30 vjet deri në burgim të përjetshëm pa lirim me kusht për çdo vrasje, transmeton Fol Drejt.