Një rast i ngacmimit është raportuar në Skenderaj gjatë ditës së djeshme.
Rasti është raportuar rreth orës 14:00, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar kishte hapur një llogari në emrin e saj dhe kishte postuar fotografi të ndryshme të viktimës.
Rasti gjendet në procedurë hetimore./FolDrejt/