Në Leposaviq gruaja kosovare ka raportuar se ish-burri i saj me të cilin tashmë janë në procesin gjyqësor të ndarjes po e shqetëson vazhdimisht duke i shkruar mesazhe telefonike, kurse në ditën e raportimit të rastit (09.06.2023), ai është afruar te vetura viktimës.
Lidhur me këtë rast policia e ka arrestuar dhe është dërguar pastaj në mbajtje i dyshuari.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se: është në proces të ndarjes (proces gjyqësor) me ish bashkëshortin i saj të dyshuarin mashkull kosovar, por nga i njëjti në vazhdimësi përmes mesazheve telefonike është duke u shqetësuar, ndërkohë sot ai është ofruar afër veturës së viktimës. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.