Është raportuar për një rast të ngacmimit në Rahovec.
Rasti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh policia është shprehur:
“Rahovec 22.02.2022 – 15:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se përmes telefoni i kishte dërguar mesazhe të ndryshme me fjalë fyese dhe banale ankuesit mashkull kosovar ndaj tij dhe vajzave të tij. I dyshuari i rastit është ish dhëndër i ankuesit i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”/FolDrejt/