Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj deklaron se bllokimi i rrugëve në veri të vendit nuk mund të vazhdojë edhe për shumë kohë. Thotë se barrikadat duhet të hiqen sa më shpejtë dhe se Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet për të hapur rrugën atje.
Qalaj thotë se qëndrimi sa më i gjatë i serbëve në rrugë në Jarinjë e Bërnjak, mund ta tensionojë edhe më shumë situatën, teksa shton se është më se e nevojshme që këto rrugë të hapen sa më shpejt.
Ish-kreu i policisë në një intervistë për KosovaPress, flet edhe për rusët që u panë në mesin e serbëve në veri, për çka thotë se rusët do të përkrahin gjithmonë ekstremistët serbë që të destabilizojnë Kosovën.