Pierre-Richard Prosper, avokati i Hashim Thaçit, i cili ka qenë edhe ambasador i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Krimeve të Luftës gjatë udhëheqjes së presidentit George W. Bush, në konferencën e sotme të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ka thënë se mbajtja e informacion shfajësues për katër vjet nga prokuroria është një çështje që ka implikime të rënda.
Ai tha se implikimet janë të tilla që shkatërrojnë dhe tundin themelet e sistemit ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.
Prosper tha se këto deklarata po i bën si themelues dhe iniciues i shumë tribunalëve ndërkombëtare në shumë vende të botës, përfshirë edhe Bosnjën dhe Serbinë.
“Këto tribunale mbështeten mbi besim. Ato mendohet se duhet të jenë standarde të arta për botën, model që duhet ta ndjekin sistemet e brendshme. Kombet, qeveritë vendosin besimin e tyre në këto procedura që duhet të jenë përtej dyshimit, që duhet t’i mbijetojnë shqyrtimit, qoftë politik, qoftë historik. Kombe të tilla si Kosova kanë krijuar sovranitetin e tyre bazuar në këtë besim dhe vullnet të lirë – besimin e vërtetimin të së vërtetës. Këto duhet të operojnë me integritetin më të lartë dhe këtu në fakt ka ndodhur që prokuroria ka tradhtuar këtë besim”.
Prosper ka thënë se Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuar e ka tradhtuar detyrën e vet për të provuar të vërtetën.
“Kur ju drejtuan juve [gjykatës] për konfirmim u dha një gjysmë histori që na ka bërë të vijmë këtu ku jemi sot. Në zellin e tyre për fitore dhe procedime, ata kanë humbur funksionin më kritik të Zyrës së Prokurorisë – ndjekja e së vërtetës. Përkundrazi, në vend se të lënë faktet që të çojnë në rezultate, ata vendosën që t’i shtrembërojnë faktet për qëllime të tyre. Është një shkelje e të drejtave të njeriut, nëse e shikojmë hollë-hollë”.
Prosper ka thënë se një precedent i tillë i krijuar në Dhomat e Specializuara rrezikon që edhe kombet e tjera të hezitojnë të ngrisin tribunave.
“Prokuroria ka vepruar pa mbikëqyrje. Ke një prokurori që funksionin sipas tekeve të veta, duke nxjerrë materiale kur i do qejfi pa i dhënë llogari askujt, duke mbajtur informacion kritik shfajësues për katër vjet dhe duke mos iu dhënë as juve atë. Është mashtrim që ka nevojë të korrigjohet. Si guxoni ju të mbani të fshehtë informacion shfajësues kaq kritik?”.
“Nëse lejohet të vazhdojë, civili vend në të ardhmen që ka logjikën e duhur do të binte dakord të krijojë një tribunal të tillë kur të mësojë sjelljen e mbajtjes së fshehtë të informacionet shfajësues dhe kur nuk vërtetohet e vërteta, kur mashtrohet gjykata?” Kush do të donte të ishte pjesë e kësaj?”.
Ai përfundoi duke thënë se kjo është një çështje shumë e madhe që duhet korrigjuar dhe tha se nëse s’ndodh kjo, “Dhomat e Specializuara e kanë humbur rrugën”.