Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mujka, i cili tha se detyrën do ta nis qysh nga nesër, por në vendim thuhet se ai do ta nis detyrën nga data 6 dhjetor.
Mujka, ndërmarrjen “Ibër – Lepenc” e cilësoi si tepër të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Vend ideal për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve”.
“Falemnderoj nga thellësia e zemrës të gjithë ata që më kanë besuar, përkrahur dhe mbështetur gjatë këtyre viteve nga sfida në sfidë”, ka shkruar Mujka, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Mujka lajmin për dorëheqje nga pozita e kryetarit të VV-së në Mitrovicë e kishte bërë të ditur vetë, duke thënë se “kam dhënë dorëheqje nga të qenurit kryetar, por asnjëherë nga të qenurit aktivist”.
Faruk Mujka, përveç që ishte kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ai ishte edhe nënkryetar i kësaj komune gjatë mandatit të dytë, ku në krye ishte Agim Bahtiri.