Ish-futbollisti argjentinas Mario Kempes ka thënë se nuk do të dëshironte që bashkëkombasi i tij Lionel Messi të rikthehej në Barcelonë, raportojnë mediat spanjolle.
Messi ka kontratë deri në fund të sezonit me Parisin, por ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij si lojtar. Ai ka një ofertë për të vazhduar kontratën me kampionët e Francës. Barcelona dëshiron të rikthejë futbollistin argjentinas, i cili ka luajtur për klubin katalanas nga viti 2000 deri në vitin 2021.
“Kthimi i Messit në Barcelonë nuk do të ishte i shëndetshëm për të. Ai është më mirë në Francë, ku mund të presë në paqe Botërorin e ardhshëm. Qëllimet e Barcelonës janë të ndryshme, pasi ky klub nuk është rikuperuar ende nga largimi i Messit nga Nou Camp. Ka shumë probleme”, tha Kempes, i cili fitoi titullin kampion botëror me Argjentinën në vitin 1978, transmeton Fol Drejt.