Ish-futbollisti gjerman Lothar Mathews bleu skuadrën Accra Lions, e cila garon në ligën e parë të Ganës, me dy bashkëpunëtorë, raportoi Bild.
Mediat gjermane raportojnë se ekipi i Accra Lions është shitur për rreth dy milionë euro, përcjell Fol Drejt.
“Gana ka pasur gjithmonë një potencial të madh për talent, kjo mund të shihet nga ekipi kombëtar. Ne duam të sjellim lojtarë të rinj në Evropë. Në një mënyrë serioze dhe tashmë të trajnuar mirë. Kjo është arsyeja pse ne investojmë në terrenet stërvitore këtu,” tha Mateus./FolDrejt/