Patrice Evra ka pranuar se ishte plotësisht i tronditur pas humbjes së Francës në finalen e Kupës së Botës në Katar.
Ish-futbollisti i kombëtares franceze, i cili dominoi pozicionin e mbrojtësit të majtë gjatë karrierës së tij aktive, ka bërë 59 paraqitje për gjelat. Me gjithë përvojën dhe pjekurinë e tij, Patrice Evra pranoi se humbja e Francës në Botërorin e fundit e nxori plotësisht nga binarët.
Në dhjetor të vitit 2022, Franca humbi nga Argjentina në finalen e Kupës së Botës në Katar. Seria e goditjeve nga pika e bardhë ishte fatale, madje para kësaj Franca përmbysi rezultatin 0:2 sa ishte. Ndeshja ishte emocionuese, të cilin edhe Evra e ndjeu.
“E ndoqa ndeshjen live dhe qava pas përfundimit. Nuk e prisja një përfundim të tillë. Të jem plotësisht i sinqertë, menjëherë pas ndeshjes u mbylla në makinë dhe qava si foshnjë. Kam pasur dhimbje për tre ditë. Më dhimbte shumë, por pas kësaj isha ende krenar për Francën”, tha Evra për RMC.
“Kylian Mbappe shënoi tre gola. Mendoni pak, ju shënoni tre gola në një finale të madhe, por gjithsesi e humbni atë. Vetëm kjo tregon se sa e pabesueshme ishte ajo ndeshje,” shtoi ish-anëtari i Manchester United dhe Juventus.
Ndeshja finale mes Argjentinës dhe Francës është cilësuar si njëra ndër ndeshjet më të mira të historisë së futbollit, kjo edhe për faktin e rikthimit të rezultatit nga ana e francezëve. /FolDrejt/