Pak gazetarë meshkuj të Kosovës shfaqën interesim për ta dëgjuar ligjeratën rreth barazisë gjinore në këtë zanat, të një kolegeje të tyre femër.
Gizem Yarbil Gurol erdhi në Prishtinë, me iniciativë të Kombeve të Bashkuara, ku edhe punon tashti, për të folur rreth përvojave që ajo kishte ajo, si raportuese e Al Jazeera, njofton Klan Kosova.
Mes tjerash, ajo tha se femrave gazetare nuk u besohet raportimi nga zonat e luftës.
Ajo u tha të pranishmëve që ishin kryesisht studentë, se mund të bëjnë shumë në lidhje me barazinë gjinore.
Kronikë nga Merita Neziri.