Ish Gjenerali Wesley Clark, i është drejtuar opinionit kosovar nëpërmjet një video-mesazhi.
Me rastin e 23 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ish gjenerali amerikan, tashmë në pension, ka thënë se në at kohë e ka bërë gjenë e duhur, transmeton Fol Drejt.
“Të gjithë miqve të mi në Kosovë, Qeverisë, popullit të Kosovës, dua të ju uroj këtë ditë shumë të rëndësishme të 24 Marsit. Në këtë ditë, në vitin 1999 misionet e para ajrore të NATO-s hynë në Kosovë dhe kjo ka ndryshuar historinë e Kosovës, ka ndryshuar historinë e Evropës. I është dhënë shpresë dhe dritë gjithë botës”, thotë ai.
Ai po ashtu ka thënë se ndihet krenar me popullin e Kosovës.
“Por jam posaçërisht shumë krenar për të gjithë ju në Kosovë, për demokratizimin që keni bërë për zhvillimin ekonomik sfidues që keni ndërmarrë. Dhe jam veçanërisht mirënjohës për miqësinë e jashtëzakonshme që keni treguar ndaj SHBA-së”.
Për gjeneralin Clark ishte nder të ishte në at pozitë në at kohë. Ai është shprehur se është i gatshëm të angazhohet edhe tani, duke thënë se është në gjendje të bëjë gjithçka për Kosovën./FolDrejt/