Ish gjenerali i ushtrisë Petr Pavel ka fituar garën për t’u bërë presidenti i ri i Republikës Çeke, duke mundur miliarderin Andrej Babis në balotazh të shtunën, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
61-vjeçari fitoi më shumë se 58 përqind të votave me pothuajse të gjitha zonat e votimit të numëruara. Babis, një ish-kryeministër dhe figurë polarizuese në politikën çeke, pranoi humbjen dhe uroi Pavelin.
“Unë do të doja të falënderoja ata që votuan për mua dhe gjithashtu ata që nuk votuan, por erdhën në votime, sepse ata e bënë të qartë se nderonin demokracinë dhe kujdeseshin për këtë vend,” tha Pavel pasi rezultatet treguan fitoren e tij.
“Unë mund të shoh se vlerat si e vërteta, dinjiteti, respekti dhe përulësia kanë fituar në këto zgjedhje,” shtoi ai. /FolDrejt/