Çmimi i UNHCR-së, që mban emrin e shkencëtarit, diplomatit dhe humanistit Fridtjof Nansen, u jepet çdo vit që nga viti 1954 individëve, grupeve apo organizatave që janë dalluar në mbrojtjen e refugjatëve dhe emigrantëve.
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel u njoh nga UNHCR për avokimin e saj për refugjatët.
Në Gjenevë Merkel mori çmimin, i cili iu dha sepse, siç theksoi Komisioneri i Lartë i UNHCR-së, Filippo Grandi, ajo tregoi se është një udhëheqëse e vërtetë.