Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit komunale për kryetar të Klinës, Lulzim Dragidella ka bërë një thirrje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Ai ka theksuar veçanërisht, duke apeluar të ndalohet ndërtimi i Fabrikës së Çimentos, transmeton Fol Drejt.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
“Hani eshte i Elezit por Klina nuk eshte e “Elezit”. Klina eshte e qytetareve te saj dhe ata nuk deshirojne Fabrike te cimentos. Qytetaret deshirojne te kene ambient te paster per te pasur mundesi te jetojne ne shtepite e tyre. Kryetari i Komunes duhet te jete ne sherbim te qytetareve dhe qytetaret i kane thene “JO” Fabrikes se cimentos.
Edhe me heret eshte ditur nga pushteti i ish-Jugoslavise se ajo zone ka xehe te ndryshme por nuk ka bere eksploatim te eger te asaj pasurie nentokesore. Prandaj ajo zone ishte shpallur si zone bujqesore ku me heret mbillej gruri, shalqini e me vone edhe ishte plantazh i vishnjeve me qellim qe te ruhet ambienti jetesor i banoreve te asaj zone por edhe i rrafshit te dukagjinit. Zhvillimi i qendrueshem ekonomik nenkupton edhe ruajtjen e ambientit jetesor te qytetareve. Nuk mund te eksploatohen ato burime ne menyre abutive (shkaterruese).
Perkundrazi zerit te qytetareve dhe vendimeve te perfaqesuesve te qytetareve, Asamblese komunale per shfuqizimin e te gjitha pelqimeve qe kane te bejne me ndertimin e Fabrikes se cimentos, jane leshuar leje ndertimi per fabrike.
Tani eshte koha qe te veprojne institucionet gjegjese per te shikuar ligjshmerine e ketyre veprimeve per ndertimin e Fabrikes se Cimentos.
Gjithashtu i bej ftese publike Kryeministrit te Republikes se Kosoves Albin Kurti si shef i Ekzekutivit duke perdorur kompetencat e tij ti pezullon te gjitha lejete qe cojne ne ndertim te fabrikes se cimentos.
Mbrojtja (Ruajtja) e ambientit eshte vlere demokratike perendimore dhe gjithashtu hyn ne fushen e te drejtave te njeriut (Te drejtat e brezit te trete). Te drejtat e njeriut garantohen me Kushtetute.
UNE JAM KUNDER NDERTIMIT TE FABRIKES SE CIMENHTOS
UNE JAM PER MBROJTJES E AMBIENTIT JETESOR TE QYTETAREVE TE KLINES DHE TE RAJONIT TE DUKAGJINIT”/FolDrejt/