Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Rahovecit, Bejtullah Deliu pretendon se një 51-vjeçar ia ka kidnapuar dhe maltretuar të birin 10-vjeçar.
Sipas tij, rasti ka ndodhur dje në Rahovec. Siç ka thënë Deliu, 51-vjeçari për një orë rresht ia ka maltretuar djalin duke e mbyllur në oborr dhe duke e rrahur me kabllo.
“Për pak minuta duke e qetësuar, kuptoj se ai ishte maltretuar nga një 51-vjeçar me arsyetim së tre fëmijë të vegjël më gjuanin bombica plasëse në oborr, dhe më pas, me një guralec ma thyen xhamin e kerrit. Kjo ka mjaftuar që ai ta ‘kidnapoj’ Orgesin duke e mbyllur në oborr të tij (mbi një orë) derisa dy të tjerë i ikën nga duart, me atë ‘nervozë’ mori guximin që ta shtrëngojë për fyti (Orgesi duke tentuar të hyp nëpër mur, sepse derën e ka mbyllur ‘monstra’) duke i lënë shenja, e duke e rrahur me kabllo, i gjithë ky maltretim në Orgesin 10 vjeçar- vetëm 10 ohh Zot!”, ka shkruar ai kkogarinë e vet në “Facebook”.
Për këtë rast kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin në Gjakovës, Nusret Xhurkaj ka deklaruar se rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ali Sokoli”.