Gjatë ditës së djeshme, u raportua për një rast të vrasjes në Malishevë.
I dyshuari Isuf Zogaj, la të vdekur shokun e tij, Avni Basha, në fshatin Banjë të këtij qyteti, përcjell Fol Drejt.
Një qytetar i cili kishte punuar më parë në të njëjtin vend me Zogajn dhe Bashën, ka shprehur pikëllimin e tij për ngjarjen tragjike.
Ai ka përmendur miqësinë mes dy personave të përfshirë, duke thënë se është e pabesueshme që mund të vihej deri në këtë situatë.
“Nga miqesija qe kishit ju nuk e kisha besu qe do ju shihna keshtu ish koleg e mi Ngushllime Familjes shokve edhe kolegve edhe ish kolegte nga Bechtel-Enka R7 R6 Pusho ne paqe Avni Basha”, shkroi ai në Facebook.
Dy shokët kishin punuar së bashku në sektorin e ndërtimtarisë./FolDrejt/