Ish komandanti i Zonës Operative të Llapit (ZOLl), Rrustem Mustafa i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, që t’i lirojë policët e rrëmbyer, shkruan Fol Drejt.
Mustafa i është referuar një deklarate të Vuçiqit i cili ka thënë se do ta shqyrtojë kërkesën e Orbanit për lirimin e policëve, ndërsa ka ironizuar se Policët e Kosovës “po hanë torte e rrush”.
Ky është postimi i plotë i Remit:
Ndale poshtrimin President!
Vuçiq: “Tre policët po hanë torte e rrush, kërkesën e Orbanit do ta shqyrtojmë me kujdes…”
_
Ne i themi, kujdesu dhe ruaje rrushin dhe torten për vete, djemtë që ke rrëmbyer lejoj të lirë.
Rrëmbimet, burgosjet, trajtimet jo njerëzore që keni bërë në të kaluarën kanë prodhuar forcën tek populli dhe jemi të lirë!
Mos provokoni mision kundër jush, populli shqiptarë dëshiron dhe ka interesa të jetojmë në qetësi, kurr më të nënshtruar nga kushdo që synon nënshtrimin…
Duam të jetojmë në paqe, mos u ngatërroni me dikë që ju e njihni mirë!