Një ish-bashkëpunëtore e Rudy Giulianit e ka paditur atë për ngacmim seksual dhe keqbërje të tjera, duke akuzuar ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut dhe ish-avokatin personal të Donald Trump se e punësoi atë për të përmbushur dëshirën e tij për seks.
Noelle Dunphy, në një padi civile të paraqitur në gjykatën e Manhatanit të Nju Jorkut, pretendoi se Giuliani filloi ta abuzonte me të pothuajse sapo e punësoi atë në janar 2021 si drejtore e zhvillimit të biznesit dhe e bëri të qartë se plotësimi i nevojave të tij seksuale është i nevojshëm për punën e saj.
Dunphy gjithashtu pretendoi se Giuliani kishte veprime të nxitura nga alkooli gjatë të cilave ai bëri shpërthime seksiste, dhe raciste, që e bënë mjedisin e punës të patolerueshëm dhe se ai e pushoi atë në janar 2021 pa pagesë, raporton Zëri i Amerikës, transmeton Fol Drejt.