Enver Hoxhaj, ish Ministër i Punëve të Jashtme, ka kritikuar Qeverinë Kurti për të ashtuquajturin pozicion neutral, të cilin ajo po e manifeston, karshi çështjes së Ukrainës.
Sipas ish kryediplomatit, ky pozicion, është i papranueshëm, e për më tepër “i rrezikshëm”, transmeton Fol Drejt.
“Rreziku që lufta mund të shpërthejë çdo ditë në mes Evropës është njohur për të gjithë, vetëm Kosova nuk e njeh dhe sheh këtë! Është e rrezikshme heshtja dhe paraliza e Kosovës në kriza të mëdha ndërkombëtare qoftë edhe për të bërë një deklaratë dhe për të dënuar kërcënimin e tmerrshëm rus në Ukrainë! A do të thotë që duam të mbajmë qëndrim asnjanës ndaj krizës në Ukrainë?” – ka shkruar Hoxhaj në një reagim në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas tij, nga Kosova “askush nuk pret armë, por të paktën një deklaratë! Apo thjeshtë kjo heshtje e Kosovës ka të bëjë me mungesë të qëndrimit të qartë kundër agresionit rus, me neutralitetin tonë në politikën e jashtme? Apo po pret Kosova që dikush t’ia kërkojë deklarimin?”
Ai e ka kujtuar vaktin kur Kosova i vendoste sanksione Rusisë, për çka Hoxhaj ndihet krenar edhe sot:
“Jam shumë krenar që me vendosmërinë time Qeveria e Kosovës vendosi sanksione kundër Rusisë, kur Rusia e aneksoi Krimenë më 2014. Këtë, nuk ma kërkoi askush, as këndej e as përtej detit! Mirëpo, qëllimi ishte i qartë, që ne si shtet i vogël të ofrojmë mbështetje publike dhe të rreshtohemi karshi botës demokratike!
Çfarë synon Putini sot është njëjtë se çfarë synonte Hitleri më 1939 në Evropë dhe Millosheviqi më 1989 në Ballkan! Demokracitë – edhe të vogla, nuk guxojnë kurrë të dorëzohen para regjimeve autoritare dhe synimeve pushtuese!”
Ky është postimi i plotë i tij: