Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq gjatë një vizite në Hungari, ka falënderuar homologun e tij Peter Szijjarto për qëndrimin e shtetit të tij, në raport me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shkruan Fol Drejt.
Kjo është ilustruar nëpërmjet një njoftimi në llogarinë zyrtare të MPJ-së së Serbisë në Twitter:
“Në emër të Serbisë dhe popullit të saj, Ministri i Jashtëm Daçiq falënderoi për qëndrimin e fundit në lidhje me kërkesën e Kosovë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.”
Me këtë Serbia edhe një herë ka shkelur marrëveshjen e arritur në Bruksel, ku palët qenë dakorduar që të mos e pengojnë njëra tjetrën në rrugën e integrimit në organizata ndërkombëtare.
Për këtë shkak ka reaguar ish kryediplomatja kosovare Meliza Haradinaj – Stublla. Në një postim në llogarinë e saj në Twitter Haradinaj Stublla shkruan:
“Menjëherë pasi ra dakord me Kosovën për Propozimin e BE-së (i mbështetur fuqishëm nga SHBA ), Serbia poshtëron Perëndimin duke shkelur me vetëdije, qëllimisht dhe haptazi Nenin 4 të Marrëveshjes Themelore.”
Shortly after agreeing w/ #Kosovo for the #EUProposal (strongly supported by #US), #Serbia humiliates the West by consciously, intentionally & openly violating Art4 of the Basic Agreement.
👇Dacic thanks #Hungary for voting against 🇽🇰at @coe.
CC:@CounselorDOS @MiroslavLajcak https://t.co/0NJwq8XMRt
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) May 10, 2023
Kosova dhe Serbia janë në një fazë ngërçi për sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të fundit. Aktualisht palët nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për sa i përket çështjes së Asociacionit, pikë kjo e cila konsiderohet më e nxehta në procesin e bisedimeve./FolDrejt/