Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka refuzuar ta komentojë draftin e Asociacionit të publikuar nga ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani.
Por megjithatë Stano nuk e mohoi origjinalitetin e këtij dokumenti.
“Nuk e di kush është z.Ramadani dhe nuk shoh asnjë arsye për të komentuar ndonjë gjë që ai mund të pretendojë apo publikojë”, tha Stano, shkruan EURACTIV.
“Ne kurrë nuk kalojmë dokumente zyrtare që po diskutohen dhe presim të njëjtën gjë nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet,” tha ai.
Tutje, Stano tha se është politikë shumëvjeçare e Komisionit të mos komentojë mbi rrjedhjet siç i quan të supozuara.
Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka publikuar draftin e plotë të Bashkimit Evropian për Asociacionin, në versionin origjinal dhe të përkthyer në gjuhën shqipe.
Ramadani ka thënë se ky draft është shumë i gjerë dhe i thellë.
Ai shtoi se “Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti”.
“Serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës.
Ish-kryeinspektori i AKI-së e publikoi dokumentin në ëeb faqen e tij në anglisht dhe shqip, duke thënë se është i njëjti version që i është dhënë kryeministrit Albin Kurti.