Për sot në orën 12 është paralajmëruar një protestë e serbëve në veri të Kosovës, ndërsa ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe anëtar i stafit të Kriznigut, Milan Radojeviq, ka thënë se arsyeja e këtij tubimi kanë qenë kërcënimet e fundit të ministrit të Punëve të Brendshme të institucioneve të Prishtinës, Xhelal Sveçla dhe kryeministrit Albin Kurti, të cilët kanë thënë se barrikadat mund të hiqen me viktima, njofton Tanjug, transmeton Fol Drejt.
“Ky është kërcënimi i fundit që marrim prej tyre. Sot duam t’u tregojmë fytyrat e mjekëve, profesorëve, infermierëve, teknikëve, nënave dhe baballarëve tanë të cilët Kurti dëshiron t’i sulmojë dhe kështu t’i likuidojë me heqjen e barrikadave”, tha ai për RTS.
Ai i vlerësoi ato kërcënime si shumë të rënda, duke thënë se disa politikanë nuk duhet ta mendojnë një gjë të tillë e aq më pak ta thonë./FolDrejt/