Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka cilësuar “pako të panikut” pakon për përballjen me inflacion të prezantuar sot nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati.
Ai tha se kjo pako nuk ka për qëllim që ta adresojë problemin e inflacionit në vend, por që ta sjellë një “paqe sociale afatshkurtër”.
“Pako e prezantuar sot nga Kryeministri dhe Ministri i Financave, e nxitur dhe e nxituar nga presioni dhe paniku, ka per synim jo adresimin e problemit te inflacionit, por nje “paqe sociale afatshkurte”, pas menaxhimit amatoresk, me krizen energjetike dhe se fundmi me greven ne sektorin publik”.
Rukiqi thotë se shpërndarjen e parasë publike pa plan do të mund ta kryente edhe një arkatar dhe një zyrtar i Thesarit dhe se për këtë nuk nevojitet fare kryeministri.
“Sot, ne vend qe te shohim, nje plan serioz per parandalim te thellimit te krizes gjate muajve te dimrit, ne po shohim edhe nje veprim te rradhes te shperndarjes te parase publike pa asnje plan. Per pako te tilla, te shperndarjes te parase, ne te majte e ne te djathte, nuk na nevojitet te kemi as Kryeminister e as Qeveri. Do te mjaftonte nje arkatar dhe nje zyrtar i thesarit”.