Ndeshja e CR7 kundër Spanjës ishte larg nga më e mira e karrierës së tij.
Në mungesë të shpejtësisë dhe saktësisë, edhe pse ishte gati të shënonte në disa raste, ka disa zëra kritikë që kanë dalë kundër sulmuesit portugez.
Një prej tyre është Cassano, ish-lojtari italian që nuk është hera e parë që e kritikon Ronaldon.
“Një person si Cristiano Ronaldo duhet ta dojë veten. Nëse nuk mund të durosh më në fushën e lojës, duhet ta mbyllësh. Është një rregulll në të gjitha sportet. Thjesht tërhiqu, kaq, mjafton!!!”, u shpreh Cassano./abcnews.al/