Qeveria gjermane ka prezantuar një plan për çmimin maksimal të gazit gjatë dimrit, në bazë të të cilit parashikohet ndihma e njëhershme për qytetarët në muajin dhjetor dhe ulje e subvencionuar e kuotës bazë të gazit deri në prill të vitit të ardhshëm.
Ish-ministri gjerman i financave dhe anëtari i Unionit Kristian Demokrat (CDU) Wolfgang Schäuble kritikoi gjermanët se janë tepër kërkues në lidhje me frikën e ndërprerjeve të energjisë elektrike gjatë dimrit dhe se ata thjesht duhet të kursejnë energjinë elektrike, raportoi sot revista Phoenix.
Duke komentuar planin për paketën e ndihmës shtetërore gjermane prej 95 miliardë eurosh që qytetarët të paguajnë energjinë gjatë dimrit të ardhshëm, Schäuble theksoi se shteti nuk është supermarket dhe se qytetarët nuk duhet të mbështeten vetëm në ndihmën e politikanëve./FolDrejt/