Ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, duke folur për rastin e fundit tragjik ku humbi jetën një nxënës në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ka thënë se diskutimet duhet të bëhen para se të ndodhin tragjeditë.
“Institucionet duhet të kenë koordinim në mes vete. Koordinimi duhet të jetë nga niveli qendror tek niveli lokal. Derisa do ta bënte secili punën e vet këto dukuri do të ishin të rralla”.
E që të zvogëlohen incidentet nëpër shkolla e në mes të nxënësve, Bytyqi ka përmendur idenë që nëpër shkolla të jenë prezent oficerët e sigurisë, njofton KlanKosova.tv.
“Parandalim do të ishte koordinimi i qeverisë, komunave e shkollave që të ketë oficerë të sigurisë nëpër shkolla. Përmes koordnimimin psikologë, prindër, shkollë duhet të ketë siguri nëpër shkolla”.
“Të gjithë akterët duhet ta kryejnë punën e tyre e të mos hidhet faji. Është e domosdoshme që të gjithë akterët të jenë bashkë dhe ta bëjnë një prog afatgjatë zhvillimor. Shkollat tona secila duhet të ketë psikolog. Kjo ka kosto por janë të domosdoshme”.