Ish-ministri i parë i punëve të jashtme, i cili shërbeu nën Presidentin rus Boris Jelcin në vitet 1990 u bën thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës.
“Të dashur diplomatë rusë, ju jeni profesionistë dhe jo propagandues të lirë. Kur punoja në Ministrinë e Jashtme, isha krenar për kolegët e mi”, shkruan Andrei Kozyrev.
“Tani është thjesht e pamundur të mbështetet lufta e përgjakshme vëllavrasëse në Ukrainë”, shton më tej ai.
Thirrja vjen pasi dhjetëra diplomatë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u larguan teksa ministrit i Jashtëm rus Sergei Lavrov mbajti fjalën e tij gjatë seancës vjetore të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.