Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha i ka reaguar presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, pas deklaratës se “me pranimin e moratoriumit në Washington është cenuar rendin kushtetues të Kosovës”.
Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Osmani do të duhej të japë dorëheqje nga pozita e presidentes dhe të anëtarësohet në LVV.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas adresimit të saj në Kuvendin e Kosovës, ku ndërmjet tjerash tha, se:
“pranimi i moratoriumit në Washington ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës”,
– do të duhej të ndërmarr hapin e vetëm kushtetues që i ka mbetur, të japë dorëheqje nga presidentja e vendit dhe të anëtarësohet në partinë politike LVV” – ka thënë Berisha.