Vlora Dumoshi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), gjatë fjalimit të saj në parlament, nuk është përmbajtur dhe i është drejtuar me një gjuhë të ashpër kolegut të saj deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Fol Drejt.
Bëhet fjalë për Ardian Golën, i cili gjatë fjalimit të deputetes Vlora Dumoshi, duket që i ka ndërhyrë duke folur.
“Mbylle gojën! Tash unë jam duke folur, mbylle gojën!” – dëgjohet duke thënë ajo.
Ndërkohë kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë thirrje që deputetja të ketë kujdes në gjuhën parlamentare./FolDrejt/