Ish myftiu i Shqipërisë, Skender Brucaj, ka postuar një foto në profilin e tij në rrjetet sociale, ku është takuar me dy futbollistët shqiptarë Odise Roshi dhe Bekim Balaj, informon foldrejt.com.
“Kënaqësi që u takuam në Grozni me dy futbollistët e njohur të kombëtares tonë, Bekim Balaj dhe Odise Roshi, të cilët jo vetëm talentë dhe po bëjnë një punë të shkëlqyer profesionale, duke përfaqësuar denjësisht edhe të gjithë shqiptarët.
Lus Zotin t’i japë sukses futbollisve tanë në ekipin e FC Akhmat Groznit, e sidomos më shumë sukses paçin në kombëtaren e Shqipersisë,” shkruan mes tjerash Brucaj./Foldrejt.com