Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka komentuar situatën aktuale në vend, duke thënë se politikanët janë duke përdorur gjuhë të ashpër që po i shqetëson qytetarët, raporton Gazeta Express.
Sejdiu ka shkruar në Facebook se pas luftës në Kosovë, këto ditë po përjetohet si më të rrezikshmet për shëndetin e qytetarëve në vend.
Ai ka përmendur mosunitetin politik të liderëve, duke thënë se një gjë e tillë po i shqetëson qytetarët.
“Parësore në këtë situatë është urtia e të gjithëve dhe gjykimi i shëndoshë për hallet që kemi. Këtë e presin njerëzit e Kosovës, këtë e duan fëmijët e saj, për të cilët sot e njëzetenjë vjet më parë u ngrit në këmbë e gjithë bota demokratike. E sot, një gjë duhet ta dijmë: nuk jemi kërthiza e botës. Bota ka hallet e veta dhe nuk mund të sillet rreth nesh.
Është kjo kohë e sprovave të mëdha”, ka shkruar ai