Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, tha se ishte i befasuar nga bastisja e policisë në shtëpinë e tij, në kuadër të një hetimi për falsifikimin e të dhënave të vaksinimit kundër virusit korona.
“Nga ana ime, asgjë nuk ishte falsifikuar. Unë nuk isha vaksinuar.”, tha Bolsonaro, raporton Reuters.
Ai ka shtuar se policia i ka konfiskuar celularin, transmeton Fol Drejt.