Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, do të vijë nesër në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite ai do të pritet në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ku sipas njoftimit të zyrës së këtij të fundit takimi do të mbahet nesër në ora 11:00.
Në ndërkohë nuk është bërë akoma e ditur nëse ish-presidenti kroat, që është një mik i madh i kosovarëve, do të ketë takime edhe me liderë të tjerë kosovarë.
Stipe Mesiq ishte presidenti i fundit në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, para se ajo të shpërbëhej, dhe ishte shumë i zëshëm kundër politikës shtypëse ndaj Kosovës.