Njihej si politikan me qëndrim të butë rreth Rusinë.
E Petro Poroshenkos iu desh goxha një krize e madhe në Ukrainë, më 2014, për të parë se Moska nuk ia donte të mirën shtetit të tij.
Në protestat gati tremuajshe kundër ish-presidentit prorus, Viktor Janukoviq, u vranë më shumë se 100 veta. Më vonë u gjet se shërbimet sekrete të Moskës ishin të përfshira në shumë prej tyre.
Kur e kuptoi këtë, Poroshenko, që kishte fituar zgjedhjet për president, karshi Julia Timoshenkos, u kthye kah Perëndimi dhe nën drejtimin e tij, Ukraina hoqi statusin e shtetit neutral dhe u zotua të punojë për anëtarësim në BE e NATO.
Për shkak të kësaj qasjeje, të cilën e vazhdoi edhe Volodymyr Zelensky, shteti i tyre u sulmua nga Rusia, më 24 shkurt.
Poroshenko, si ish-president, rroku armët kundër forcave të Vladimir Putinit. Të hënën, kërkoi më shumë ndihmë ushtarake nga Perëndimi.
Ai po ashtu ftoi gjithë botën të mos blejë prodhime nga Rusia.
Ukraina po u mbijeton qe 12 ditë sulmeve të rrepta ruse.