Për fat të keq, askush nuk ka shkuar deri në fund me hetimin e 11 shtatorit, deklaroi ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Duke i përshkruar përgjegjësit për sulmet e 11 shtatorit si “maniakë” dhe duke thënë se sulmet ishin një “ngjarje e tmerrshme” për të gjithë botën, Trump tha: “Megjithatë, mund të them se këtu sot ka shumë njerëz të mrekullueshëm. Do të kemi shumë argëtim dhe kemi shumë për të festuar. Shumë para do të shkojnë për shoqatën”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Deklaratën e dha në një turne që u organizua në një klub golfi në New Jersey ndërsa të cilin e mbështeste Arabia Saudite. Familjarët e viktimave të sulmit që u krye më 11 shtator të vitit 2001, ishin kundër sponsorizimit të Arabisë Saudite të këtij turneu.
Lidhur me të dhënat e inteligjencës se Arabia Saudite qëndronte pas sulmeve të 11 shtatorit, Trump tha se i njeh shumë mirë sponsorët për një kohë të gjatë.
“Kanë qenë miq të mi prej kohësh. Këta njerëz kanë investuar në kompani amerikane, kanë përqindje të mëdha në shumë kompani amerikane dhe kjo që po bëjnë për golfin është e mrekullueshme. Fatkeqësisht, askush nuk ka shkuar deri në fund të hetimit për 11 shtatorin”, tha Trump./FolDrejt/