Ish-Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko është shfaqur i armatosur në rrugët e Kievit. Më një kallashnikov në dorë, ai u shpreh për CNN se ukrainasit janë gati për të mbrojtur vendin e tyre.
“Të gjithë duhet të kuptojnë, Putin shpalli një luftë jo për Ukrainën. Putin i shpalli luftë të gjithë botës,” tha ai.
Ai e quajti presidentin rus “thjesht të çmendur”.
Poroshenko tha se batalioni i tij është rreth dy deri në tre kilometra (rreth 1.5 milje) nga luftimet midis ushtarëve rusë dhe ukrainas.
Më tej u shpreh se Ukraina ka nevojë për ndihmën e Perëndimit, duke përfshirë sanksionet, largimin e Rusisë nga SWIFT – një rrjet mesazhesh të sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën – dhe bllokimin e avionëve dhe anijeve ruse në portet e BE-së dhe NATO-s./FolDrejt/