Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka deklaruar se presidenti amerikan Joe Biden duhet të vizitojë Ukrainën për të parë nga afër atë se çfarë po ndodh në vendin e tij.
“Miku im shumë i mirë i Ukrainës, Joe Biden, lideri i botës globale, i cili demonstron tani lidershipin – pse nuk vjen për ta vizitosh këtë vend javën e ardhshme si një simbol i solidaritetit”, tha Poroshenko, i veshur me një jelek ushtarak dhe i rrethuar nga ushtarë në Kiev.
Joe Biden do të udhëtojë javën e ardhshme në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e NATO-s më 24 mars dhe gjithashtu do t’i bashkohet një takimi të Këshillit Evropian.
“Ky do të ishte një hap jashtëzakonisht i drejtë se e gjithë bota është bashkë me ne kundër Rusisë”, shtoi Poroshenko.
Sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki Biden do të “diskutojë përpjekjet për të nxjerrë nga situata e luftës Ukrainën dhe mbrojtjen e vendeve të tjerë. Ai do të jetë pjesë e samitit të planifikuar të Këshillit Evropian për të diskutuar shqetësimet e përbashkëta për Ukrainën, duke përfshirë përpjekjet transatlantike për të imponuar kosto ekonomike ndaj Rusisë, për të ofruar mbështetje humanitare për ata që janë prekur nga dhuna dhe për të adresuar sfidat e tjera që lidhen me konfliktin” tha ajo tha.
Ndërkaq, Poroshenko vuri në dukje se presidenti rus Vladimir Putin është një “maniak i çmendur” dhe tha se ukrainasit janë të bashkuar me njëri-tjetrin, transmeton CNN.
Poroshenko bëri thirrje për rritjen e sanksioneve kundër Rusisë.
“Ne duhet të ndërmarrim hapa shtesë për të rritur sanksionet dhe për të rritur furnizimin me armë në Ukrainë për ta bërë Putinin të tërhiqet. Ne nuk po luftojmë vetëm për tokën ukrainase. Ne po luftojmë për sigurinë evropiane, lirinë dhe demokracinë dhe për sigurinë globale. Dhe për ju gjithashtu, për Shtetet e Bashkuara. Kërkesa ime është e thjeshtëk, të lutem, na ndihmo të shpëtojmë botën. Na ndihmo të shpëtojmë Evropën”, u shpreh Poroshenko./FolDrejt/