Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, përmes një videoje ka marrë pjesë edhe ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq.
Kitaroviq, përmes videos ka shprehur rolin që kanë gratë në shoqëri, duke i cilësuar ato si më gjithëpërfshirëse dhe me më shumë empati se sa burrat.
Ajo njëkohësisht ka thënë se gratë duhet të jenë paqebërësë, paqeruajtëse dhe të përfshihen në vendimmarrje.
“Kontributi i grave është i paçmueshëm, gratë priren të jenë më gjithëpërfshirëse, të kenë më shumë empati sesa burrat. Është vërtetuar shumë shpesh se kur gratë angazhohen në procese paqësore ka më shumë mundësi për të dalë të suksesshme. Pra, gratë duhet të jenë paqebërëse, paqeruajtëse dhe të jenë në tryezën e vendimmarrjes, duhet të marrin pjesë në proces politike” – është shprehur Kitaroviq.
“Më vjen keq që s’kam mundur të jem aty, pasi kjo është një temë shumë e rëndësishme për të cilën kam punuar profesionalisht dhe personalisht për të avancuar rolin e gruas në paqe siguri dhe stabilitet” – ka shtuar ajo./FolDrejt/