Ish-producenti i filmit hollivudian, Hervey Weinstein, i cili ndodhet në burg për shkak të akuzave për shkelje seksuale, paditi sot kompaninë amerikane Fiat Chrysler Automobile për shkak të aksidentit që ndodhi në vitin 2019 kur xhipi i tij Rengler u përmbys ndërsa përpiqej të shmangte një dre në rrugë.
Sipas padisë së paraqitur në gjykatën në shtetin e Nju Jorkut në Manhattan, Weinstein ishte lidhur me rrip kur frenat në xhipin e tij të vitit 2017 i dështuan, ndërsa ai po përpiqej të shmangte një dre, gjë që përfundimisht çoi në përmbysjen e automjetit. .
Weinstein kërkon 5 milionë dollarë dëmshpërblim dhe pretendon se aksidenti i ndodhur më 17 gusht 2019 në Bedford, Nju Jork, e bëri atë “të plagosur dhe të paralizuar në mënyrë katastrofike” me “dhimbje dhe vuajtje të konsiderueshme dhe të vazhdueshme”. Avokati i tij tha se bëhej fjalë për pasojat e “lëndimeve të rënda të shtyllës kurrizore dhe shpinës”, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.