Ish-sulmuesi i Milanit dhe Sampdorias, Maxi Lopez, është pjesë e një grupi që përpiqet të blejë klubin anglez Birmingham City, sipas raportimeve të fundit nga Argjentina.
Qendërsulmuesi është pensionuar së fundmi në moshën 38-vjeçare pasi përfundoi sezonin në Serinë C të Italisë me Sambenedettese.
Sipas “TyC Sport” dhe “Calcio e Finanza”, Maxi Lopez është pjesë e grupit të investitorëve që bëjnë një ofertë për të blerë Birmingham City së bashku me biznesmenin Christian Codoma.
Klubi aktualisht është në Championship, por shpreson të ngjitet në Premier League.
Pronari aktual është Paul Suen dhe Birmingham Sports Holdings Limited, por raporti sugjeron se 50 milionë euro do të ishin të mjaftueshme për një blerje.
Maxi Lopez e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar në Itali me Catania, Milan, Sampdoria, Chievo, Torino, Udinese, Crotone dhe Sambenedettese.
Ai është gjithashtu i famshëm si ish-bashkëshorti i Wanda Nara, i cili e la atë për shokun e tij të atëhershëm të Sampdorias, Mauro Icardi./FolDrejt/