Lionel Messi me siguri do të largohet nga PSG në fund të sezonit. Kampionët francezë e kanë suspenduar Lionel Messin për dy javë pa stërvitje dhe ndeshje për shkak të udhëtimit të tij të paparalajmëruar në Arabinë Saudite.
Sulmuesi argjentinas duhet të rikthehet në fushë për tre ndeshjet e fundit të PSG-së këtë sezon, por është lehtësisht e mundur që ai të ketë luajtur tashmë ndeshjen e tij të fundit për klubin parisien, shkruan L’Equipe.
Trajneri i Nantes, Antoine Kombouaré, beson se qëndrimi i tifozëve të PSG-së, të cilët ofendojnë Messin, është i gabuar:
“Nëse do të kisha Messin, do t’i thoja të qëndrojë përpara, të mos vrapojë dhe se nuk ka nevojë të shkojë në mbrojtje”, tha ish-lojtari dhe trajneri i PSG-së dhe vazhdoi:
“Ne dështuam plotësisht me këtë njeri. Është turp. Unë e dua futbollin, lojën e tij dhe më vjen turp të shoh se çfarë po ndodh. Tani ai do të largohet dhe jam i kënaqur. Faleminderit mjeshtër, ne nuk të meritojmë.”
Messi kaloi dy sezone në PSG dhe shënoi 31 gola dhe asistoi 34 herë në 71 ndeshje, transmeton Fol Drejt.