Fernando Santos, trajneri i Polonisë, u shkarkua menjëherë pas ndeshjes kundër Shqipërisë mbrëmë, ku përfaqësuesja që ai drejtonte humbi me rezultat 2-0.
Pa kaluar 24 orë nga humbja e Polonisë nga Shqipëria, polakët e kanë shkarkuar trajnerin portugez, i cili më parë drejtoi edhe Portugalinë.
Kujtojmë se Polonia nga pesë ndeshje ka tri humbje dhe vetëm dy fitore, duke u renditur kështu në vendin e katërt, i cili është vendi i parafundit në grupin E të eleminatorëve për Euro 2024. Kurse, Shqipëria gjendet në vendin e parë në këtë grup, transmeton Fol Drejt.