Shqiptarët kanë dëshmuar mësëmiri mbajten e amanetit dhe besës së dhënë. Historia që do të përmendim me lejën e Zotit e ka zanafillën në Shkodrën e bukur. Gjatë përfundimit të luftës së dytë botërore një ushtar nazist kishte çuar në një sahatçi shqiptar të rregullonte orën e tij. Ai kishte një orë jashtë serie dhe e kishte trashëgimi nga gjyshi i tij. Lë sahatin e tij për ta ndrequr tek një usta , pranë ish- turizmit në Shkodër. Atë natë u dha alarmi se në drejtim të Kirit, ura Bunës, po sulmojnë partizanët .Forcat gjermane pa dalë drita morën rrugën me drejtim drejt Malit të Zi. Edhe pse lufta kishte mbaruar ai e mbante mendjen tek ora. Pas 30 vjetëve me shumë vështirësi ai arriti të marrë një vizë dhe erdhi në Shqipëri. Gjeti dyqanin e shqiptarit që rregullonte ora dhe u habit kur e pa me të njëjtin qëndrim dhe me të njëjtin kostum popullor. Nuk u prezantua se kush ishte por thjesht i tha që ishte një mik i një personi që kishte sjelle orën diku këtu. I jep matrikulli i cili ishte një copë teneqe e lidhur me një spango dhe nr që etiketonte orat. Sahatçiu e pa, e hapi dhe me gjakftohtësi ia dha orën. I tha:
– Urdhëro ja ku e ke orën. Ta kam kurdisur për 30 vjet, jam kujdesur për të.
Ish ushtari nazist tregonte se:
– Unë e pashë që ishte ora ime, u emocionova sepse ne për gjithë këto vite hidhnim dinamit për të hedhur në erë Shkodrën ndërsa tani kuptova se çfarë madhështie dhe fisnikërie kishte shpirti i Shkodranit dhe Shqiptarit.Ky nuk u prezantua kush ishte në të vërtetë por i tha që miku im që e ka këtë orën më ka porositur të të paguaj për mirëmbajtjen e saj dhe Shkodrani i tha:
– Është e paguar!
Ish oficeri Gjerman e kishte emrin Johan dhe i tha: A mund të të paguaj për magazinimin e gjithë këtyre viteve?!
Jo i tha Shqiptari nuk dua asnjë pagesë.
Ai hoqi orën nga dora dhe tentoi t’ia jepte Shqiptarit por ai as këtë gjë nuk e pranoi. Këto vepra fisnikë të nxisin dhe rritin ndjenjën e krenarisë dhe të qenurit Shqiptar.