Ish-ushtari i UÇK-së, Ali Sefaj, i cili është aktiv në mbrojtjen e dëshmorëve dhe ndarjen e viktimave civile, prej të vrarëve që ishin të veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar me një postim në profilin e tij në Facebook.
Sefaj ka thënë se kur shkruaj për statusin të viktimave civile në dëshmorë, i kam pas parasysh katër gjera.
Ai këto i ka rënditur nga e vërteta historike, amnistimi që i bëhet Serbisë për krimet e kryera mbi viktimat civile, padrejtësinë që iu bëhet dëshmorëve duke i vendosur në kategorinë e njëjtë me njerëzit që nuk luftuan dhe nuk vdiqën bashkë me ta dhe padrejtësinë që po iu bëhet 11000 viktimave të tjera civile.
Ky është postimi i plotë i Sefajt në profilin e tij në Facebook:
Sa herë kam shkruar kundër ndryshimit të statusit të viktimave civile në dëshmorë, i kam pas parasysh katër gjera:
1. Të vertetën historike
2. Amnistimin qe i bëhet Serbisë për krimet e kryera mbi popullaten civile.
3. Padrejtësinë qe ju bëhet dëshmorëve duke i vendosur në një kategori me njerëzit qe nuk kanë luftuar dhe vdekur bashkë me ta.
4. Padrejtësinë qe ju bëhet 11000 viktimave të tjera civile, familjet e të cilave nuk paten, pare, pushtet dhe të njofshem të ua ndërrojnë statusin e tyre.
Në emër të lavdisë se rrejshme, nuk kemi të drejtë të falsifikojmë historinë, ta amnistojmë Serbinë, të iu bejmë padrejtësi dëshmorëve dhe viktimave civile.
Drejtësi për viktimat civile dhe familjet e tyre! /FolDrejt/